“Mjafton për të vrarë 50 milionë persona”, në SHBA konfiskohen 21 kg karfetanil

Policia amerikane ka arrestuar dy persona pasi u gjeti në shtëpi 21 kilogramë të një droge tepër toksike, karfetanil, e cila sipas autoriteteve mjafton për të vrarë 50 milionë persona.

Droga sintetike, e cila është 100 herë më e fuqishme sesa fetanili, përdoret zakonisht për të vënë në gjumë elefantët apo gjitarët e tjerë të mëdhenj.

Ndaj dy të arrestuarve, 20-vjeçarit Andres Jesus Morales dhe 23-vjeçares Christine Ponce, u ngritën katër akuza për përdorim dhe trafikim të lëndëve narkotike, si fetanil, kokainë dhe heroinë.

Karfetanili është aq i fuqishëm saqë edhe një nanogram mund të jetë fatal për jetën e njeriut, ndërsa veterinerët mbajnë veshje mbrojtëse kur e përdorin te kafshët, për të shmangur ekspozimin. Policia e Kontesë Riversajd në Kaliforni tha që nëse do të përzihej me droga të tjera, sasia e sekuestruar do të mjaftonte për të vrarë 50 milionë persona.

Autoritetet thanë se bënë zbulimin pasi po ekzekutonin një urdhër kontrolli në banesën e çiftit, ku gjithashtu u gjetën edhe 4 kg kokainë dhe 1 kg heroinë.

LEXO EDHE:

Back to top button