Mjekët dhe infermierët në Itali protestojnë, kërkojnë paga dhe kushte më të mira pune

Mjekët dhe infermierët në Itali protestojnë, kërkojnë paga dhe kushte më të mira pune

Mijëra mjekë dhe infermierë zgjodhën të mos shkonin në punë në Itali këtë të mërkurë, si shenjë proteste ndaj kërkesave të tyre. 85% e punonjësve të shëndetësisë qëndruan në shtëpi, çka sipas tyre duhet të bëjë që njerëzit të reflektojnë mbi kushtet e papranueshme në spitalet tona dhe arsyet e protestës tonë.

Sipas punonjësve të shëndetësisë, ata nuk janë dakort me pagat dhe kushtet e tyre të punës. Sindikata thotë gjithashtu se fondet e buxhetit të qeverisë të parashikuara për shëndetësinë në vitin e ardhshëm janë të pamjaftueshme për rekrutimin e nevojshëm dhe për rritjen e pagave.

Plani shumëvjeçar ekonomik i qeverisë, i publikuar në tetor, parashikon që shpenzimet publike për shëndetësinë të mbeten të qëndrueshme në 6.2% të PBB-së deri në vitin 2027.

Ndërkohë që kjo shifër mbetet ende larg mesatares së vendeve të BEsë prej 6.8% të produktit të brendshëm bruto. Për të theksuar vështirësitë që po kalojnë shumë spitale italiane, rajoni i Jugut të Kalabrisë ka nënshkruar një marrëveshje për të sjellë rreth 500 mjekë nga Kuba gjatë tre viteve të ardhshme për të ndihmuar në zgjidhjen e mungesës së madhe të stafit. Angazhimet për të forcuar shërbimin publik të shëndetësisë pas pandemisë COVID-19 nuk janë realizuar dhe listat e pritjes në spitale po rriten, duke i detyruar gjithnjë e më shumë italianët të drejtohen në klinika private për trajtim.

Theksojmë këtu që popullësia italiane vitet e fundit po plaket dhe kësisoj nevojitet një kujdes I shtuar shëndetësor.

LEXO EDHE:

Back to top button