Mjeku rus zbulon: 7 ushqime që mund t’ju zgjasin jetën, shtoni në dietën tuaj
Mjeku rus zbulon: 7 ushqime që mund t'ju zgjasin jetën, shtoni në dietën tuaj

Mjeku dhe ylli i famshëm rus, Alexander Myasnikov, jep këshilla që mund t’ju zgjasin jetën.
Konsumimi i ushqimeve të shëndetshme është çelësi për ruajtjen e shëndetit të të gjithë organizmit, nga parandalimi dhe trajtimi deri te zgjatja e jetës, thekson mjeku i famshëm rus Myasnikov, i cili renditi produktet që zgjasin jetën.
“E kemi përmendur shumë herë, kemi renditur ushqimet, kemi folur për gjysmë kilogram fruta dhe perime”, shpjegon Myasnikov, duke iu referuar të dhënave të studimeve shkencore që tregojnë shtatë produkte bazë për të mbajtur një dietë të ekuilibruar.
Shtatë ushqime për jetë më të gjatë:
1. Perime

Ndër perimet bie në sy lulelakra dhe brokoli. Nëse konsumohen shpesh, aktivizohet sistemi natyror i detoksifikimit. Perimet zvogëlojnë shanset e zhvillimit të tumoreve malinje.
2. Fruta
Për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme dhe për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin, duhet të hani dy racione fruta dhe tre racione perime çdo ditë, shpjegojnë mjekët. Rezultatet e hulumtimit të kryer nga një ekip mjekësh zbuluan se konsumi ditor i pesë porcioneve me fruta dhe perime lidhet me një rrezik më të ulët të vdekjes.
3. Ushqim deti
Acidet yndyrore të pangopura në ushqimet e detit ndihmojnë në parandalimin e demencës, thotë doktor Myasnikov.
4. Peshku
Mishi dhe vaji i peshkut parandalojnë formimin e mpiksjes së gjakut, si dhe janë të pasura me acide yndyrore omega 3, të cilat kanë veti shumë të mira antioksiduese.

5. Arra
Arrat janë të pasura me acide yndyrore omega 3 dhe vitaminë E. Përveç kësaj, ato kanë veti antioksiduese, magnez dhe fibra bimore. Mjekët rusë Elena Malysheva dhe Andrei Prodeus pohojnë se ky superushqim ndihmon në zgjatjen e jetës për shkak të nivelit të lartë të proteinave bimore. Të dy ekspertët i referohen rezultateve të një studimi të vitit 2020 që arriti në përfundimin se zëvendësimi i proteinave shtazore me proteina bimore uli vdekshmërinë nga çdo shkak.
6. Çokollatë e zezë
Çokollata e zezë përmban flavonoide. Ky përbërës kimik është i njohur për përfitimet e tij shëndetësore: përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe vigjilencën mendore tek të moshuarit. Studiuesit nga Shtetet e Bashkuara zbuluan se mund të rrisin sistemin imunitar pikërisht përmes konsumimit të çokollatës së zezë.

7. Qepë
Hudhra vepron në enët e gjakut dhe ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Pavarësisht vetive të shumta shëndetësore, konsumimi i tepërt i këtij ushqimi dhe mënyra e përgatitjes së tij mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, ndaj bëni kujdes.