Mjeti lundrues pëson defekt, shpëtohen 6 turistë në shpellën e Haxhi Alisë

Gjashtë turistë janë shpëtuar mesditën e sotme në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun.

Mësohet se mjeti lundrues tip skaf me të cilin po udhëtonin gjashtë turistët kishte pësuar defekt duke u bllokuar në shpellë.

Me ndërhyrjen e policisë kufitare dhe rojes bregdetare është bërë i mundur shpëtimi i tyre dhe shoqërimi deri në breg.

LEXO EDHE:

Back to top button