Mkhitarian i thotë “PO” ofertës nga Roma

Henrik Mkhitarian më në fund i thotë “po” Romës. Mesfushori me tipare sulmuese do të rinovojë kontratën me klubin verdhekuq për të vazhduar së bashku pas dy sezonesh si protagonist në kryeqytet. Opsioni i Romës për zgjatjen e kontratës, propozuar nga Tiago Pinto, do të kishte skaduar mesnatën e 31 majit, por oferta e menaxherit të përgjithshëm, Tiago Pinto, bëri që Mkhitaryan të ndryshojë mendim. Të hënën e kaluar, drejtuesi portugez i kishte propozuar lojtarit dhe menaxherit të tij Mino Raiola një marrëveshje dy-vjeçare me mundësinë për ta zgjatur edhe një vit tjetër me korrektimin e pagës.

Vetëm pak orë para skadimit të ofertës së bërë nga Pinto, Mkhitaran, i cili ndodhet në Montekarlo me motrën e tij për pushime, i tha “Po” rinovimit. Armeni do të vazhdojë aventurën e tij te Roma dhe do të fillojë një cikël të ri me Hoze Murinjon, trajner me të cilin ka pasur mosmarrveshje në kohët kur të dy ishin pjesë e Man. Junajted.

LEXO EDHE:

Back to top button