Mobilizohen operacionet e kërkim-shpëtimit për vajzën e mbytur në det, del se ishte kukull seksi

Një grup i madh personash u mobilizuan për një operacion shpëtimi, pasi u njoftuan se një grua ishte mbytur në det. Por, habia e tyre ishte e madhe kur nxorën nga uji vetëm një kukull seksi prej gome. Kalimtarët e kishin ngatërruar për njeri, pasi kukulla po qëndronte në sipërfaqe të ujit me bark, dhe kishin njoftuar ambulancën.

Ngjarja ndodhi në Hachinohe të Japonisë dhe u xhirua nga “youtuber”-i Tanaka Natsuki.

Një nga dëshmitarët e skenës tha: “Ishte për të qeshur për ne kalimtarët, por besoj se zjarrfikësit dhe ambulancat që erdhën, nuk u kënaqën shumë. Plehrat duhen hedhur aty ku duhet”./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button