Modelja Marigona Krasniqi mohon të jetë fejuar me boksierin Robin Krasniqi

Gjatë këtyre ditëve kanë qarkulluar disa lajme në lidhje me ish-Miss Universe Kosova, Marigona Krasniqi.
Sipas medieve shqiptare, modelja thuhej se është fejuar me boksierin nga Juniku, që ka ndërtuar një karrierë të bujshme jashtë trojeve shqiptare, Robin Haxhi Krasniqin.
Megjithatë, ky lajm duket të jetë i pavërtetë dhe një gjë e tillë u demantua nga vet Krasniqi.

Në një prononcim për Telegrafin, Marigona thekson që nuk është e fejuar duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.