Modi e ftoi Papa Françeskun të vizitojë Indinë

Modi e ftoi Papa Françeskun të vizitojë Indinë

Kryeministri indian Narendra Modi u takua këtë të premte në margjinat e samitit të G7 në Itali me Papa Françeskun dhe e ftoi atë të vizitojë Indinë.

Unë takova Papa Françeskun në margjinat e samitit të G7. Unë e admiroj dëshirën e tij për t’u shërbyer njerëzve dhe për ta bërë planetin tonë një vend më të mirë. E kam ftuar gjithashtu të vizitojë Indinë”, ka shkruar Modi në platformën X.

Modi mbërriti në Itali të enjten, mori pjesë në një takim me përfaqësues të vendeve jo-G7 dhe gjithashtu zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe, duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin britanik Richie Sunak dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Papa i fundit që vizitoi Indinë ishte Gjon Pali II në 1999

LEXO EDHE:

Back to top button