Modriç në lot nga duartrokitjet e shokëve të skuadrës

Luka Modriç me 135 paraqitje, ka tejkaluar Darijo Srna-n, duke shkruar historinë e futbollit kroat. Mesfushori i Real Madridit tani është lojtari me më shumë paraqitje për fanellën e Kroacisë. Rekordi, i arritur në ndeshjen 1-0 kundër Qipros për kualifikueset e Kupës së Botës 2022, u festua nga të gjithë shokët e tij të skuadrës që i rezervuan një duartrokitje të gjatë 35-vjeçarit.

 

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=yrhEfAbgfM8&feature=emb_logo

Fituesi i Topi të Artë të vitit 2018, nuk ishte në gjendje të përmbahej dhe shpërtheu në lot për afeksionin e marrë. Modric debutoi me Kroacinë në vitin 2006 dhe që atëherë ka luajtur tre Europianë dhe po kaq Kupa Bote.

Kulmin me përfaqësuesen e arriti në verën e vitit 2018 si finalist i Botërorit. Në fund të atij viti u nderua me çmimin më prestigjioz që mund të marrë një futbollist, Topin e Artë, duke thyer hegjemoninë e vendosur nga Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. (Supesport)

LEXO EDHE:

Back to top button