Mohamed Sallah, i pari me 3 gola në “Old Traford”

Mohamed Salah e dëshmoi edhe njëherë formën e tij jetësore që është duke e kaluar me Liverpullin këtë sezon, pasi që shënoi 3 gola në fitoren 5-0 të LIverpullit në “Old Traford” të Man. Junajtedit. Mohamed Sallah u bë lojtari i parë në histori të Premier Ligës që realizon një hat-trik (tri gola) ndaj Man. Junajtedit në stadiumin “Old Trafford”.

Përveç kësaj, egjiptiani tani ka realizuar 10 gola në ligë, në vetëm 9 paraqitje, duke shtuar edhe pesë asistime të tjera në këtë proces.

Nëse e vendosim këtë në një këndvështrim krahasimor, del që Sallah ka shënuar më shumë gola se sa tetë skuadra të tjera, nga 19 kundërshtare gjithsej në Premierligën. 10 gola ka shënuar Arsenali, ndërsa nga 9 gola kanë realizuar Volverhemptoni, Totenhami dhe Brajtoni.

LEXO EDHE:

Back to top button