Mohamed Sallah jep detajet kryesore për të ardhmen e tij

Sulmuesi egjiptian Mohamed Sallah ka lënë të kuptohet se ai mund të qëndrojë në Liverpull këtë verë. Në një mesazh në rrjetet sociale, ai u zotua të bëjë “çdo gjë të mundshme” për të fituar më shumë trofe me këtë fanellë. Sallah është përfolur se mund të largohet nga Liverpulli, pasi këtë gjë bëri edhe trajneri Jurgen Klop, që do t’i lërë vendin Arne Slot.

Egjiptiani ka një kontratë që e lidh me “The Reds” deri në vitin 2025 dhe deri më tani nuk ka shenja për rinovimin e saj. “Al Ittihad” ishte përgatitur të paguante më shumë se 100 milionë stërlina verën e kaluar, por Sallah nuk donte të transferohej në Arabinë Saudite. Klubet me bazë në Lindjen e Mesme pritet të rikthehen për të këtë verë, por Sallah duket se është i uritur për më shumë sukses në Liverpull.

“Ne e dimë se trofetë janë ato që kanë rëndësi dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që kjo të ndodhë sezonin e ardhshëm. Tifozët tanë e meritojnë atë dhe ne do të luftojmë si të çmendur,” ka shkruar Sallah në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button