Mohamed Sallah, joshet nga oferta e lartë e Çellsit

Zhgënjimi për Ligën e Kampionëve e humbur dhe një rinovim kontrate që po vonon, duket se e ardhmja e Mohamed Salah është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes dhe po shqetëson Liverpullin.

Klubi anglez mund të humbasë njëkohësisht dyshen e sulmit të përbërë nga Mane dhe Sallah.

Në Angli, në fakt, kanë filluar të qarkullojnë zëra në lidhje me atë që mund të bëjë Sallah, në rast se nuk do të arrihet marrëveshja për një rinovim të kontratës, që të konsiderohet në lartësinë e duhur nga lojtari. Sipas BBC, sulmuesi mund ta “tradhtojë” Liverpullin duke qëndruar në Premier Ligë dhe duke kaluar kështu te një klub rival i “Të Kuqve”, skuadra e Çellsit.

Për momentin duket se klubi i ka ofruar egjiptianit një rritje me 15% të rrogës, por qëllimi i Sallahut është të jetë një nga lojtarët më të paguar në botë.

Njëkohësisht klubi anglez po reflekton mbi të ardhmen e Sadio Mane-s, i cili ka lajmëruar lamtumirën e tij dhe për të cilin është fiksuar një çmim rreth 40 milionë sterlina.

LEXO EDHE:

Back to top button