Mohamed Sallah preferon Realin në finale të Championsit

Mohamed Salah pranon se dëshira e tij është që ta ketë Real Madridin si kundërshtar në finale. Liverpulli dhe Sallah morën mbrëmë biletën për në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi mposhtën Viljarrealin në gjysmëfinale Pas ndeshjes, i pyetur nga mediat, egjiptiani Mo Salah ka thënë se dëshiron të përballet me Real Madridin në finale.

“Po, dua të përballem me Real Madridin. Siti janë skuadër shumë e fortë, kemi luajtur ndaj tyre disa herë këtë sezon. Nëse më pyet mua personalisht, do të doja Madridin. Humbëm në finale ndaj tyre, kështu që dua të luaj kundër tyre dhe shpresoj ta fitojmë trofeun”, ishin fjalët e Mo.

Real Madrid dhe Man. Siti përballen sonte në ‘Santiago Bernabeu’, për të përcaktuar finalistin e dytë. Siti ka një epërsi prej 4:3 nga ndeshja e parë.

LEXO EDHE:

Back to top button