Mojs: Nuk kemi buxhet për sulmuesin e Çellsit

Trajneri i Uest Hemit, Dejvid Mojs ka thënë që sulmuesi i Çellsit, Tamu Abraham do të ishte shumë i shtrenjtë për klubin, pasi që “Blutë” janë duke kërkuar 46 milionë euro për shërbimet e tij.

“Sigurisht që do të na largonte nga gara. Nëse është shuma të cilën jemi duke e dëgjuar nga spekulimet e shumta, ne nuk jemi në garë për të. Nuk kemi buxhet të mjaftueshëm, nuk mund të blejmë një sulmues me atë shumë parash. A do të jetë ajo shumë se çfarë kemi në dispozicion këtë verë? Ndoshta edhe mund të jetë, këtu nuk mund ta dish atë gjë”, tha mes tjerash Mojs.

Spekullohet se Abraham është top synimi i shumë skuadrave nga Premier Liga, pasi që ai nuk bën pjesë në planet e “Bluve”, por interesimi i shumtë mund të zbehet nëse Çellsi nuk pranon që të ul shumën që po kërkon për të.

LEXO EDHE:

Back to top button