Momenti kur një armë e shkurtër ruse shkatërrohet nga një sulm artilerie në rajonin Kherson

Momenti kur një armë e shkurtër ruse shkatërrohet nga një sulm artilerie në rajonin Kherson

Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale përkatësisht në Twitter tregon momentin kur shkatërrohet një armë e shkurtër e Rusisë për gjuajtjen e predhave në trajektore të larta me shpejtësi të ulët, apo ‘howitzer’.

Sipas mbishkrimit në video, ‘howitzeri’ vetëlëvizës rus që besohet se është e tipit 2S1 “Gvozdika” 122 mm,  u shkatërrua nga një sulm artilerie precize në rajonin Kherson, transmeton Telegrafi.

 

Pamjet që janë xhiruar nga lart tregojnë një goditje te arma ruse dhe tymi i dendur që ngrihet.

“Një ‘howitzer’ vetëlëvizës rus (ndoshta një 2S1 ‘Gvozdika’ 122 mm) u shkatërrua nga një sulm artilerie precize në Rajonin Kherson”, thuhet në mbishkrimin bashkangjitur videos.

LEXO EDHE:

Back to top button