Monako dhe Fenerbahçe, befasitë e mëdha në “Euroleague”

Francezët e Monaco dhe turqit e Fenerbahçe-s, janë dy skuadrat që ndajnë kreun e Euroleague pas ndeshjeve të raundit të gjashtë.

Skuadra turke pësoi ndalesën e parë sezonale, teksa u mund 81-80 në sekondën e fundit nga Barcelona, ndeshje e luajtur në Spanjë. Befason Monako, që korri fitoren e pestë në Euroleague, duke mposhtur 85-77 serbët e Crvena Zvezda. Vëmendja ishte te sfida mes Milano e Real Madrid, fituar nga spanjollët 83-77 dhe tashmë të dyja skuadrat janë në mesin e renditjes me nga 3 fitore e 3 humbje secila.

Në sekondat e fundit ndalet edhe skuadra kampione e Anadolu Efes, që u mund 81-78 nga Bajern Munihu, ndërkohë që Baskonia vendos rekordin sezonal të pikëve të realizuar në një ndeshje. Spanjollët fituan 116-87 ndaj Makabi Tel Aviv.

Euroleague – JAVA  6

Baskonia Gasteiz – Maccabi Tel Aviv, 116-87

Bajern Munih – Anadolu Efes, 81-78

Armani Milano – Real Madrid, 77-83

Panathinaikos – Partizan Beograd, 89-91

Zhalgiris Kaunas – Alba Berlin, 88-81

Olympiakos – Valencia Basket, 82-83

Barcelona – Fenerbahce, 81-80

Virtus Bolonja – Villeurbanne, 79-84

Monako – Crvena Zvezda, 85-77

LEXO EDHE:

Back to top button