Monako dhe Lill të sigurt, Ren “gaton” goleadë të vërtetë

Pas dy rezultateve jo të mira, skuadra e Monakos u rikthye te fitorja, teksa mposhti me shifrat 3-1 Sent Etienin në stadiumin “Luigji i Dytë” në Montekarlo. Kevin Volland hapi serinë e golave në minutën e 27-të, ndërsa në të 33-ën gjërat u bënë më të thjeshta për skuadrën e Niko Kovac pasi Grin u largua me karton të kuq duke lënë St Ettiene me një lojtar më pak në fushë. Megjithatë nga ky episod miqtë morën zemër dhe barazuan shifrat me Bouanga në minutën e 41-të. Gjithsesi inferioritetin numerik St Ettiene e ndjeu në pjesën e dytë me Monacon që shënoi dy gola të tjerë me sulmuesin Ben Yedder duke triumfuar 3-1 në këtë sfidë.

Me këtë sukses Monako u ngjit në kuotën e 8 pikëve, po aq sa edhe kampionët në fuqi të Francës Lille që pas dy humbjesh rresht u rikthyen te fitorja falë triumfit 2-1 ndaj Reims me golat e David dhe Andre. Fitore e madhe për Renei që mposhti 6-0 Klermont, ndërsa Montpellier dhe Bordo ndan pikët në një barazim 3-3.  Fitore dhe për Nantin që mposhti 3-1 Brest.

LEXO EDHE:

Back to top button