Monako, festë mes Parisit pas pritjes 6 vjeçare

Skuadra e Monakos ka marrë një fitore të madhe kundër PSZH-së në javën e 26 të Ligue 1. Klubi i Principatës ka fituar 2-0 në “Parkun e Princërve” dhe është ngjitur në vendin e katërt të renditjes, duke shkuar vetëm dy pikë larg kampionëve në fuqi të Francës, që mbeten në vendin e tretë në renditje dhe tani janë katër pikë larg kreut.

 

Kjo ka qenë fitorja e parë e Monakos në fushën e PSZH-së që nga 2016-ta, ndërsa Diop (6′) dhe Maripan (51′) ishin autorët e golave për miqtë. Një humbje e papritur për skuadrën e Tushellit, që vinte nga fitorja e madhe e marrë pesë ditë më parë në Ligën e Kampionëve kundër Barcelona-s.

LEXO EDHE:

Back to top button