Montella: Jemi në Stamboll, frikë dhe ankth për familjarët

Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë ka tronditur gjithë botën, teksa mbi 1200 viktima, mes Turqisë e Sirisë numërohen deri më tani. Ai që ka folur për situatën e rëndë të krijuar në shtetin euro-aziatik është trajneri italian Vincenzo Montella, që drejton ekipin e Adanaspor.

“Pati shumë frikë dhe shetësim te e gjithë skuadra, por për fat jemi të gjithë mirë. Për fatin tonë, ishim në Stamboll kur ndodhi tërmeti, pasi do të luajmë këtu ndaj Umraniyespor. Gjithsesi, të gjithë mendjen e kemi në Adana, te të afërmit e familjarët tanë”, tha Montella për “Gazzetta Dello Sport”.

 

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjet tona, pasi tërmeti u ndje shumë në Adana. Ka shumë probleme organizative dhe po përpiqemi të kuptojmë situatën. Kam folur me familjarët, patëm shumë frikë e ankth dhe duam të kthehemi pranë familjeve për t’i ndihmuar”, u shpreh trajneri italian./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button