Montella: Tani fillojmë një turne tjetër, jam i lumtur për këtë sukses

Turqia avancon në raundin tjetër të “Euro 2024” pas fitores 2-1 ndaj Republikës Çeke, ndeshje e vendosur në kohën shtesë nga një goli Tosun.

“Nuk ka nevojë të bëjmë llogaritë në turne si ky. Kemi një ekip që lufton deri në fund,” tha në fillim trejneri i Turqisë, Vinçenzo Montella.

Turqia, që u rendit në vendin e dytë në grup dhe në fazën tjetër do të përballet me Austrinë, një rival që ballkanasit e njohin mirë.

“Sa më shumë të përparoni, aq më shumë përballeni me kundërshtarë më të mirë. Ne tashmë e njohim Austrinë. Do të përgatitemi mire për këtë sfidë. Tani e tutje do të fillojë një turne tjetër. Jam shumë i lumtur për kombin turk dhe për këtë sukses. Jemi shumë të lumtur për tifozët”, u shpreh trajneri Italian që drejton Turqinë.

Duke kujtuar humbjen 1-6 ndaj Austrisë të pak muajve më parë, Montella mezi pret këtë sfidës.

“Jam i kënaqur që të gjithë kanë këtë frymë hakmarrjeje. E kam edhe unë.

Alper Yilmaz?

Ai luajti një ndeshje të shkëlqyer. Ai është fizikisht i frikshëm. Por kjo vlen për të gjithë,” tha në fund Montella.

LEXO EDHE:

Back to top button