Monza josh Luis Suarezin, vjen një ofertë e majme

Skuadra e Monzës tenton dhe nuk do të dorëzohet, siç e konfirmon edhe agjenti Marko Kirdemir.

“Luis Suarez dëshiron të luajë në Itali, ka dy oferta. Njëra ka ardhur nga Monza, për 4 milionë euro. Meqënëse të drejtat e imazhit janë të larta, paga e tij do të rritej,” tha mes tjerash Kirdemir.

Adriano Galliani ka si qëllim t’i sjellë ekipit të tij një lojtar, ku i cili do të ndezë stadiumin me prezencën e tij. Për momentin ëndrra mbetet e pamundur pasi Suarezin mund të zgjedhë atë ekip që i ofronë një pagë të përshtatshme.

Gjithsesi, thuhet se Milani mund të tentojë në momentin e fundit për Luis Suarezin.

LEXO EDHE:

Back to top button