Moody’s: Rimëkëmbja ekonomike në Eurozonë do të jetë e ngadaltë, e pabarabartë dhe e brishtë

Nivelet e larta të borxhit; së bashku me rritjen e karakterizuar nga ndalim-fillimet do të intensifikojnë rrezikun dhe ndikimin e një tronditjeje tjetër.

Kjo do të ndodhë veçanërisht nëse besimi i investitorëve në vendet që kanë nevojë të rifinancojnë shuma shumë të mëdha të borxhit dobësohen, sipas një raporti mbi perspektivat e vlerësimit të vendeve të euros, I lëshuar nga Moody’s.

“Rreziqet e besueshmërisë janë më të larta në Itali, Qipro, Spanjë dhe Portugali, për shkak të ekspozimit të tyre të lartë ekonomik ndaj krizës dhe hapësirës më të kufizuar për manovrim”, shkruhet në raport.

“Rimëkëmbja ekonomike në Eurozonë pritet të jetë e ngadaltë, e pabarabartë dhe e brishtë”.

Për vitin actual, Moody’s pret për Italinë një rritje prej 5,6 %, pas një vlerësimi prej -9 % në vitin 2020.

LEXO EDHE:

Back to top button