Morata: Nuk e konsideroja Inzagin të përshtatshëm për Interin, por kam ndryshuar mendjen

Masimo Morati, ish-presidenti historik i Interit, ka dhënë një tjetër intervistë, kësaj here për “Corriere della Sera”, ku ka folur për ecurinë e Interit dhe finalen e Ligës së Kampionëve. Ai ka veçuar disa prej lojtarëve, që e kanë impresionuar.

“Mua më pëlqen shumë Barella, është përmirësuar jashtëzakonisht. Një lojtar që të befason, driblon, lufton, është i rrezikshëm në sulm. Më pëlqen edhe Lautaro, është shumë i fortë. Më pëlqen Turam, e njoh babain e tij”.

 

Për trajnerin Simone Inzagi, ish drejtuesi i Interit kishte fjalë miradie.

 

“E kam ndryshuar mendimin tim. Në fillim nuk e konsideroja të përshtatshëm për Interin, por në fakt është shumë i aftë, i përgatitur, i menaxhon mirë situatat më delikate, ka gjykim racional dhe është gjithmonë i qetë”.

 

Në fund, një koment për presidentin aktual të klubit, Bepe Marota.

 

“Po e bën shumë mirë punën e tij. Edhe unë e kisha kërkuar që në kohën kur ishte te Sampdoria”.

 

Interi im i preferuar mes atyre që nuk fituan?

 

Varet çfarë kuptohet me këtë… Ai i tripletës bëri histori, por jam shumë i lidhur edhe me djemtë e mrekullueshëm të vitit ’98, që nuk e fituan titullin vetëm për shkak të një vjedhjeje të Juventusit”.

LEXO EDHE:

Back to top button