Moriba: Nuk do të kisha shënuar po mos të ishte Mesi

Talenti i Barcelonës, Ilaks Moriba ka shënuar golin e tij të parë në fanellën e Barcelonës në kuadër të xhiros së 26-të të La Ligas kundër Osasunas. Mesfushori 18 vjeçar i Barcelonës, u shpreh tejet i kënaqur me golin e tij dhe tregoi se Lionel Messi i kishte thënë të godas topin.

“Duhet të mësojmë nga më të vjetrit, këshilla? Mesi më tha të godas topin jashtë 16 metërshit. Nuk e di se si e godita topin, por nuk do ta harroj këtë gol kurrë në jetën time. Ansu Fati është si një vëlla për mua. La Liga? Ne kurrë nuk konsiderojmë diçka të humbur”, tha mes tjerash Moriba.

 

 

Talenti i Barçës u pyet nëse do të kishte dëshirë të humbte Reali apo Atletiko në duelin e sotëm.

“Shpresoj që të dyja skuadrat të humbin pikë, por nëse do të duhet të zgjedh njërën, atëherë do ishte Atletico sepse është lider”, përfundoi Ilaks Moriba.

LEXO EDHE:

Back to top button