Mos e hidhni lëvoren e mollës, mund ta përdorni në shtëpi

Mos e hidhni lëvoren e mollës, mund ta përdorni në shtëpi

Lëvoren e mollës nuk duhet ta hidhni, sepse mund të jetë e dobishme në shtëpinë tuaj.

Përkatësisht, është ideale për pastrimin e objekteve prej alumini. Vendosni lëvozhgat në një tenxhere, derdhni ujë dhe zhytni objektet që dëshironi t’i pastroni.

Enën vendosim në pllakë me nxehje të ngadaltë dhe e lëmë të nxehet për rreth gjysmë ore. Nxirrini dhe prisni që të thahen. Do të vini re se ato shkëlqejnë falë acidit nga lëvozhga e mollës.

Lëvorja e mollës mund të përdoret edhe si aromë shtëpiake. Thani disa copa lëvore. Pas kësaj vendosini në një qese lecke dhe shtoni kanellë. Kjo aromë është gjithashtu ideale për freskimin e dollapëve dhe sirtarëve.

LEXO EDHE:

Back to top button