Mos i hidhni lëvozhgat e vezëve! Ja se si mund t’i përdorni ato

Mos i hidhni lëvozhgat e vezëve! Ja se si mund t'i përdorni ato

Lëvozhgat e vezëve pothuajse gjithmonë përfundojnë në plehra, por as nuk e kuptoni se çfarë gabimi po bëni nëse i hidhni.

Lëvozhgat e vezëve përmbajnë deri në 90 për qind kalcium – një mineral që ruan kockat tona dhe kontribuon në shëndetin e përgjithshëm. Nuk ka asnjë ushqim që përmban aq kalcium sa kemi nevojë.

Natyrisht, ne nuk do t’i gllabërojmë ato, por ka mënyra të ndryshme se si mund t’i përdorim ato.

Ka studime të shumta nga “Institutet Kombëtare të Shëndetit” të SHBA-së për pluhurin e bluar të lëvozhgave të vezës dhe rezultatet janë të shkëlqyera. Përkatësisht, pluhuri i lëvozhgave të vezës ka efekte të shumta pozitive në trup.

Pastrues shtëpiak
Grini lëvozhgat e thata në blender derisa të përftoni një pluhur të imët. E përzieni me sodë buke në raport 1:3, më pas shtoni ujë ose uthull dhe me këtë përzierje mund të pastroni tiganët apo tenxheret e djegura, luspa në gota të mëdha dhe depozitime të tjera “kokëfortë” ku detergjentët e zakonshëm nuk ndihmojnë.

Lëvozhgat e vezëve si pleh për bimët
Lëvozhgat e vezëve janë plot me karbonat kalciumi, i cili është i mirë për bimët.

Thajini lëvozhgat dhe grijini ato në formë pluhuri ose sa më të imta.

Mbajeni pluhurin në një kavanoz në mënyrë që të jetë gjithmonë afër.

Përzieni lëvoren pluhur me pak tokë për vazo dhe vendoseni aty ku nevojitet pak pleh.

LEXO EDHE:

Back to top button