Mos ndëshkimi në gjyqësor, armiku kryesor i luftës kundër korrupsionit

Mos ndëshkimi në gjyqësor, armiku kryesor i luftës kundër korrupsionit

Gazetar: Mefail Ismaili

Mos ndëshkimi në gjyqësor mbetet armiku kryesor i luftës kundër korrupsionit. Nevojitet forcimi i Institucioneve që kanë kompetenca për hetime dhe ndjekje penale. Kështu vlerëson anëtari i Antikorrupsionit Vlladimir Georgiev.

“Pak më parë kishim deklarata nga përfaqësues ndërkombëtar se tek ne ende ekziston mosndëshkim i korrupsionit, e pikërisht kjo mund të jetë motiv shtesë ndaj atyre që duan të jenë pjesë e ndonjë veprimi të këtillë joligjor që të jenë më të sigurt në atë që e bëjnë, më të sigurte se nuk do të zbulohen, por edhe nëse zbulohen se nuk do të dënohen në mënyrë përkatëse, por unë gjithmonë them se duhet patjetër edhe tu konfiskohet ajo që e kanë fituar me korrupsion”, tha Vlladimir Georgiev, antikorrupsioni.

Georgiev thotë se zgjedhja e funksionarëve nga vetë Qeveria pa konkurs, ndikon në rritjen e korrupsionit. Andaj, shton ai, duhet sa më shpejtë të sillet Ligji për Shërbimin e lart udhëheqës, ku funksionarët do të zgjidhen sipas kualifikimeve dhe meritave.

“Kur do të ketë procedurë të hapur, transparente për emërimin e këtyre personave siç parashikohet në ligje, në çdo rast do të duhej këto persona ti plotësojnë kompetencat e tyre në mënyrë më profesionale”, u shpreh Vlladimir Georgiev, antikorrupsioni.

Sipas Georgievit, edhe pse Komisioni për Anti Korrupsiuon angazhohet që Ligji për Shërbimin e lart udhëheqës të miratohet sa më shpejtë, fati i tij varet nga Kuvendi./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button