Mosbindja civile e opozitës në Shqipëri u zhvendos këtë të shtunë në Shkodër

Mosbindja civile e opozitës në Shqipëri u zhvendos këtë të shtunë në Shkodër

Mosbindja civile e opozitës në Shqipëri u zhvendos këtë të shtunë në Shkodër, pas masakrës me 3 të vrarë tri ditë më parë në këtë qytet. Për rreth një orë e gjysmë, qindra qytetarë, demokratë dhe mbështetës të opozitës marshuan në rrugët e Shkodrës me pankarta në duar që përcillnin mesazhet: “Po na vrisni”, “Qytetnimi asht ma i fortë se krimi”, “Shtet dhe krim është e barabartë me shkatërrim”. Deputeti i PD-së Flamur Noka akuzoi policinë dhe qeverinë për lidhje me krimin edhe u bëri thirrje qytetarëve të ngrihet kundër regjimit. Kjo është protesta e tretë e opozitës, si pjesë e aksionit opozitar të “mosbindjes civile”

“Nuk mundet Shqipëria, që ka hapur kapitujt e negociatave dhe është anëtare e NATO-s, të jetë vendi i krimit të organizuar, djepi i mafies. Shqipëria duhet të jetë një Shqipëri tjetër, një Shqipëri normale. Prandaj jemi këtu, për t’i thënë stop. Plani është marshim, protestë marshim kundër krimit politik, kundër krimit me fytyrë shtetërore”, tha Flamur Noka, deputet i PD-së .

LEXO EDHE:

Back to top button