“Moska po na shantazhon”, Von der Leyen zbulon skenarët e Putinit për gazin

“Moska po na shantazhon”, Von der Leyen zbulon skenarët e Putinit për gazin

Ndërprerja e plotë e gazit rus në Evropë është një skenar i mundshëm, tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen gjatë një konference për shtyp nga Brukseli.

Komisioni propozon që të gjitha vendet anëtare të BE-së të reduktojnë, në baza vullnetare, konsumin e tyre të gazit natyror me 15% nga 1 gushti 2022 deri më 31 mars 2023, krahasuar me konsumin mesatar të tyre në periudhën 2016-2021.

Megjithatë, ky reduktim do të bëhet i detyrueshëm për të gjitha shtetet anëtare, në rast se Komisioni shpall gjendje alarmi energjetik në BE, shpjegoi Ursula von der Leyen.

“Rusia po na shantazhon. Rusia përdor energjinë si armë. Prandaj, Evropa duhet të jetë gati për një ndërprerje të madhe ose totale të furnizimit me gaz rus,” tha presidentja e KE.

E pyetur nëse vendet anëtare të BE-së janë të gatshme të miratojnë shkurtimet horizontale (15%) të gazit natyror, Ursula von der Leyen u përgjigj se të gjitha vendet duhet të kuptojnë se sa të ndërlidhura janë . “Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të solidarizohemi edhe me gazin. Është në interesin tonë të reduktojmë konsumin përpara një ndërprerjeje të mundshme të madhe nga Rusia ”, tha ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button