Moska: Trupat ruse në kufirin e Ukrainës, përgjigje ndaj NATO-s

NATO qëndron në krah të Ukrainës dhe i kërkon Rusisë të mos grumbullojë më trupat e saj në kufi. Është kjo deklarata më e fundit e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës së Altlantikut të Veriut Jens Stoltengerg, gjatë një komunikimi me ministrin e jashtëm ukrainas të martën në Bruksel.

“Rusia duhet t’i japë fund këtij grumbullimi ushtarak në dhe përreth Ukrainës dhe t’i ndalojë provokimet e saj”.

Po kështu edhe Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken shprehu mbështetje të fortë për Ukrainën, gjatë diskutimit me ministrin e jashtëm të Ukrainës.

Presidenti i SHBA Joe Biden kishte shprehur shqetësim trupat ruse dhe “i bëri thirrje Rusisë për të mospërshkallëzuar tensionet” gjatë një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin.

Në tre javët e kaluara, ushtria ruse ka vendosur dy ushtri dhe tre formacione ajrore në rajonet perëndimore në një lëvizje që ka shqetësuar Ukrainën.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes i Rusisë ka pretenduar që grumbullimi ushtarak i vendit pranë Ukrainës është një përgjigje ndaj asaj që ai e përshkroi si kërcënim nga NATO.

Duke folur gjatë një vizite në një bazë detare në Gadzhiyevo, Rusi të martën, Sergei Shoigu tha se vendosja në Rusinë perëndimore ishte pjesë e stërvitjeve të gatishmërisë që do të vazhdonin për dy javë.

Ai tha se stërvitja ruse u provokua nga ato që ai tha se ishin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre të NATO-s për të forcuar forcat e tyre pranë kufijve të Rusisë, “duke kërcënuar” Rusinë. “Trupat kanë treguar gatishmërinë e tyre të plotë për të përmbushur detyrat për të siguruar sigurinë e vendit,” tha ai.

Separatistët e Rusisë dhe forcat ukrainase janë bllokuar në një konflikt në Ukrainën lindore që nga aneksimi i Krimesë nga Moska në vitin 2014.

Mes tensioneve të fundit, SHBA ka njoftuar gjithashtu Turqinë se dy anije luftarake të SHBA-së do të lundrojnë në Detin e Zi në 14 prill dhe 15 prill dhe do të qëndrojnë atje deri në 4 maj dhe 5 maj. Anijet e Marinës Amerikane kanë bërë vizita të rregullta në Detin e Zi në vitet e kaluara, duke shqetësuar Moskën.

Zëvendës Ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov e denoncoi këtë si “hapur provokuese”, duke shtuar se: “Anijet amerikane nuk kanë asgjë për të bërë pranë brigjeve tona.”

“Ata po testojnë forcën tonë dhe po luajnë me nervat tanë. SHBA duhet të kuptojë se rreziqet e incidenteve të ndryshme janë shumë të larta. Ne paralajmërojmë SHBA që duhet të qëndrojë larg Krimesë dhe bregdetit tonë të Detit të Zi për për “, tha Ryabkov.

LEXO EDHE:

Back to top button