Mospagesa e pagave, punonjësit e kompanive Florakom dhe Luna në protestë
Mospagesa e pagave, punonjësit e kompanive Florakom dhe Luna në protestë
Punonjësit e kompanive Florakom dhe Luna, kompani simotra të ndërmarrjes publike Parqe dhe Gjelbërime në Shkup, sot shprehën revoltën e tyre duke bllokuar bulevardin “Ilindenska” për shkak të mospagesës së pagave. Siç njoftoi Stojançe Kashikovski, kryetar i SUTKOZ-it, sindikatës së punonjësve në gastronomi, turizëm, punonjësve të këtyre kompanive nuk u është paguar paga për muajin qershor dhe janë lënë pa sigurim shëndetësor. Kashikovski tha se ka informacione se punonjësit nuk do të marrin as pagën për korrikun. Punonjësit paralajmërojnë protesta dhe bllokime të reja nëse nuk u paguhen pagat e prapambetura.
“Vendosëm për këtë hap radikal sepse deri tani nga drejtuesit e ndërmarrjes publike Parqe dhe Gjelbërime nuk kemi hasur në mirëkuptim për zgjidhjen e këtij problemi. Edhe pse u mbajt protesta paraprake thuajse para një muaji, dhe u premtua që punonjësit e këtyre dy kompanive, Florakom dhe Luna, do të marrin pagat në të njëjtën kohë me punonjësit e Parqeve dhe Gjelbërimit– për fat të keq po përsëritet situata e njëjtë. Përsëri, punonjësit e Parkut morën pagën për muajin qershor, ndërsa ata të Florakom dhe Luna ende nuk e kanë marrë paga për qershorin, ndërsa për një javë pritet paga për korrikun dhe dyshojmë se deri më 15.08 do të paguhet kjo pagë për korrikun, që do të thotë se tani u janë mbledhur dy paga për t’u paguar”, deklaroi Stojançe Kashikovski, kryetar i SUTKOZ-it. /Alsat.mk








