Mot kryesisht me diell, temperaturat nga 14 deri në 21 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimorë, sidomos përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 21 gradë Celsius. Në Shkup do të kemi mot me diell me erë të dobët. Temperatura maksimale do të arrijë 17 gradë Celsius.

Sipas DPHM në orën shtatë të mëngjesit më së shumti borë është regjistruar në Kodër të Diellit, ku shtresa e borës arrin 34 centimetra, ndërsa në Mavrovi Anovi ka tetë centimetra dëborë, gjashtë në Krushevë, tre në Lazaropole.
Sidoqoftë, temperatura më e ulët është matur në Berovë -4 gradë, -3 në Shkup-Petrovec, Manastir dhe Mavrovo, -2 Tetovë, Strumicë, D. Kapij dhe Lazaropole, -1 në Gjevgjeli, ndërsa temperaturat mbi zero janë regjistruar në vende të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button