Mot me vranësira, shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima – ALSAT-M


Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshrit. UV=7.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 13 deri 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri 34 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 32 gradë.

Të mërkurën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe mot të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Nga e enjtja vijon periudhë e motit më të qëndrueshëm, me diell dhe më i ngrohtë.

LEXO EDHE:

Back to top button