Mota: Ndaj Romës, kërkojë maksimumin nga lojtarët në fushë
Me dy fitore në dy ndeshjet e para të kampionatit ekipi i Juventus kryeson i vetëm Serie A me 6 pikë të plota. Këtë fundjavë, bardhezinjtë e trajnerit Tiago Mota-s do të presin në fushën e tyre Romën, që ka zhgënjyer deri më tani (vetëm 1 pikë).
Pas fitoreve ndaj Komo-s e Verona-s, trajneri Mota kërkon vijueshmëri rezultatesh.
“Ndaj Romës shoh një ndeshje të bukur për të luajtur. Do ta përgatisim mirë dhe do të jemi në maksimumin tonë për të bërë më të mirën dhe për të arritur rezultatin. Kemi nevojë edhe për mbështetjen e publikut tonë. E di që do të jenë të shumtë, ashtu sikurse na përkrahën edhe në Verona. Mbështetja e tyre do të thotë se djemtë në fushë po bëjnë mirë dhe e përcjellin këtë dëshirë të madhe për fitore”, tha Mota.
Trajneri ka ndërtuar një ekip të mirë, duke alternuar edhe mjaft të rinj nga “Next Gen”, për të patur një ekip të fortë pas disa sezonesh.
“Ne gjithmonë punojmë për faktorin psikologjik”, tha trajneri i bardhezinjve.
“Në radhë të parë, këta janë fëmijë të talentuar. Po përpiqemi t’i vendosim në kushtet më të mira, por ata janë protagonistët. Ata kanë një nivel të shkëlqyeshëm dhe kur ia dalin mbanë kur luani si ekip, mund të shihni ndryshimin”, tha Mota.