Moti ekstrem që u parashikua për vitin 2050, vjen javën tjetër në Britani

Moti ekstrem që u parashikua për vitin 2050, vjen javën tjetër në Britani

Dy vjet më parë, parashikuesit në Mbretërinë e Bashkuar kryen një eksperiment në atë si do të duken jetë motit në vitin 2050. Nga aty thuhej se temperatura prej 40 gradë Celsius do të bëhej e zakonshme pas 30 vjetësh.

“Jo parashikimi aktual i motit. Shembuj të motit të besueshëm bazuar në parashikimet klimatike”, thuhej në grafikën e parashikimeve.

Megjithatë, të hënën dhe të martën, e besueshmja bëhet realitet – 28 vjet më herët.

Temperaturat parashikohen të jenë 10 deri në 15 gradë më të ngrohta se normalja në fillim të javës së ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 40 gradë Celsius, për herë të parë që prej fillimit të matjeve në ishull.

Kriza klimatike po e shtyn motin në ekstremet e  nxehtësisë në të gjithë botën dhe temperaturat në gjerësinë gjeografike veriore kanë qenë veçanërisht të ndjeshme ndaj këtyre ndryshimeve.

Temperatura më e nxehtë e vendit e matur ndonjëherë ishte 38.7 gradë Celsius në Kopshtin Botanik të Kembrixhit në vitin 2019.

LEXO EDHE:

Back to top button