Moti i keq, prish organizimin e rihapjes së Notre-Dame
Moti i keq, prish organizimin e rihapjes së Notre-Dame

Ceremonia për rihapjen e katedrales së Notre-Dame bëhet me dija që do të mbahet në ambjentet e brendshme për shkak të motit të keq që pritet. Lajmi u bë i ditur pas një deklarate të përbashkët të Presidencës franceze dhe Dioqezës së Parisit.
Fillimist programi ishte parashikur në oborrin e katedrales, pavarësisht se Dioqeza e Parisit e preferonte në ambjentet e brendshme.
Moti i keq do të ndikojë edhe në programin muzikor të eventit. Sipas “France Televisions” koncerti do të xhirohej sonte për transmetim nesër.