Moti i ligë shkakton përmbytje në Venecia

Venecia është përmbytur edhe një herë pasi zyrtarët paralajmërojnë për një ‘situatë të tmerrshme’ një vit pasi qyteti pësoi një miliard paund dëme gjatë baticave.

Sistemi Mose për mbrojtjen e Venecias nga uji i lartë është aktiv. 78 ballinat në tre hyrjet (Lido, Alberoni dhe Chioggia) u ngritën gjatë natës pas një parashikimi batice prej 123 cm rreth orës 9:30 të mëngjesit.

Mose duhet të aktivizohet vetëm për parashikim rreth 130 cm, por pasi batica e së martës u rrit në 138 cm krahasuar me një parashikim rreth 122 cm ajo u ngrit gjithsesi.

Të martën qyteti përfundoi nën ujë për shkak të parashikimeve ndoshta tepër optimiste mbi intensitetin e baticës, por mbi të gjitha për shkak të pasigurive të shkaktuara nga paparashikueshmëria e erërave, dhe kryetari i bashkisë vendosi të kërkojë ngritjen e Mose.

LEXO EDHE:

Back to top button