Moti i ligë shtyn stërvitjet e Maqedonisë

Moti i ligë që kaploi kryeqendrën e Rumanisë, nuk lejoi që futbollistët e Austrisë të zhvillojnë stërvitjet e fundit para përballjes me Maqedonisë, në orarin e caktuar që më parë. Të rreshurat e shiut shkaktuan telashe të mëdha për organizatorët në stadiumin kombëtar të Bukureshtit, pasi që detyruan edhe futbollistët e Maqedonisë, stërvitjet e fundit, ti zhvillojnë në stadiumin e Steauas.
Organizatorët e sfidave në stadiumin Kombëtar në Bukuresht u gjetën në vështirësi të mëdha, pasi që Qendra e Akreditimeve ishte mbuluar me ujë dhe nuk kishte mundësi që të ndihmojë të gjithë gazetarët dhe mediat, të cilat kërkonin akreditimet për sfidat e Evropianit në këtë stadium. Kujtojmë se ndeshja e parë dhe debutuese e Maqedonisë në Kampionatet Evropiane, do të zhvillohet ndaj Austrisë, më 13 qershor, në orën 18.00.