Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri në 16 gradë
Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri në 16 gradë
Moti sot me diell dhe vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 16 gradë, shkruan Alsat.
Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsiusë. /Alsat.mk








