Moti me vranësira dhe reshje shiu

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të dendura të shiut. Në pjesën perëndimore të vendit reshjet do të jenë kryesisht me borë. Do të formohet një shtresë e re e dëborës, kryesisht në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryj erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 4 deri në 10 gradë Celsiusë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me reshje shiu, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë edhe reshje të dëborës. Do të fryj erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 5 gradë Celsiusë.

LEXO EDHE:

Back to top button