Moti në Shqipëri, pezullohet mësimi në 56 shkolla

Moti në Shqipëri, pezullohet mësimi në 56 shkolla

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë. Si pasojë e erës së fortë që është regjistruar gjatë natës ka mungesë të furnizimit me energji elektrike në disa zona të juglindjes. Reshjet e shiut në Shqipëri kanë shkaktuar përmbytje, ndërsa rritja e nivelit të ujit në disa lumenj rrezikon ta vështirësojë situatën edhe më shumë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, në zonën e nënshkodrës afro 1.000 hektarë tokë janë nën ujë, pasi lumi Buna ka dalë nga shtrati në Muriqan dhe në Oblikë. Ndërkaq, në Lezhë ka prezencë të ujit edhe brenda në qytet.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se është pezulluar mësimi në 56 shkolla si pasojë e motit me reshje intensive shiu gjatë orëve të fundit. Të premten situata do të ndryshojë, pasi sasia e reshjeve do të shtohet, ndërsa do të ulen ndjeshëm edhe temperaturat./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button