Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë

Sot, kah fundi i ditës në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje shiu që do të vazhdojnë dhe zgjerohen gjatë natës, ndërsa lokalisht do të jenë të rrëmbyeshëm, të përcjella me bubullima. Do të fryjë erë e fortë herë pas here e fortë nga drejtimi jugor (në disa vende me shpejtësi mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 20 gradë.

Në Shkup me vranësira të pjesshme dhe relativisht të ngrohtë. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor. Gjatë natës do të ketë reshje shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 19 gradë

LEXO EDHE:

Back to top button