Moti sot i kthjellët dhe i ftohtë

Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryj erë e dobët veri-perëndimore. Në orët e mbrëmjes vranësirat do të ritën, ndërkohë që në pjesët veri-perëndimore do të ketë reshje të borës.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -16 deri në -7, ndërsa ajo maksimale prej -2 deri në 6 gradë. Në disa pjesë të Pellagonisë temperatura e mëngjesit do të jetë rreth -20 , ndërsa ajo maksimale -7 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, në orët e mëngjesit me paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të ulet deri në -13 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 0 gradë Celsiusë.

LEXO EDHE:

Back to top button