Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, në viset malore reshjet do të jenë me dëborë. Në disa vende, kryesisht në pjesët jugore të vendit reshjet do të jenë të rrëmbyeshme. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 4 deri në 9 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 6 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button