Moti sot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut
Moti sot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut, ndërsa në viset malore do të ketë reshje të dëborës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veri-perëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 4 deri në 9 gradë, shkruan Alsat.
Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 6 gradë Celsiusë. /Alsat.mk