Moti sot, vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me diell
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me periudha me diell. Në pjesët jugore do të ketë kushte për reshje të herëpashershme lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi verior.
Temperatura maksimale do të jetë nga 9 deri në 16 gradë, ndërsa ato minimale do të arrijë nga -1 deri në 6 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës herë pas here e përforcuar nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 15 gradë.
Sipas UHM-së, deri të dielën do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme lokale shiu me intensitet të dobët deri mesatar. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga veriu, mbi 60 km/orë, ndërsa temperatura e mëngjesit në disa vende do të zbresë nën zero.
Nga e hëna pritet stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave ditore./Alsat.mk








