Motoçiklisti nga Shqipëria udhëton në botë

Motoçiklisti nga Shqipëria udhëton në botë

 Gazetar: Avni Tahiri

“E nisa me datë 6 gusht i përgatitur në mënyrë psikologjike dhe materiale dhe duke marr energji gjatë udhëtimit duke takuar në çdo shtet të Evropës kam takuar shqiptar dhe të huaj që u duket një gjë interesante me flamuj dhe logo të shteteve të ndryshme ku dita ditës shtohen. Përveç 28 shteteve do të shkoj në të gjithë botën, sa shtete të ketë bota por qëllimi është të kalojmë 214 dhe të futemi në librin e Ginisit,” tha Dashnor Balliu – motoçiklist.

Balliu porosit të gjithë ata që e kanë pasion motorin që të udhëtojnë fillimisht vendet e bukura brenda shtetit të tyre që më pas t’ia mësyjnë botës.

“Udhëtimet e gjata duan vullnet dhe pasion dhe u them vëllezërve motoristë që të mos ndalojnë dukë udhëtuar dhe të shijoje bukuritë e vendit, Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë dhe ngadalë që të mos behet motori i bezdisur,” u shpreh ai.

Maqedonia e Veriut është shteti i 28 të cilin e ka vizituar Dashnor Balliu, ndërsa destinacion të radhësdo ta ketë Bullgarinë dhe më pas Rumaninë dhe Moldavinë. Për katër vite planifikon të vizitojë 215 shtete. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button