Motoskafi në liqenin e Ohrit përfshihet nga flakët, nuk ka të lënduar
Motoskafi në liqenin e Ohrit përfshihet nga flakët, nuk ka të lënduar

Mëngjesin e sotëm rreth një motoskaf është përfshi nga flakët në ujërat e liqenit të Ohrit. Sipas policisë së Ohrit, zjarri shpërtheu kur motoskafi ka zbarkuar në kanalin e Studençishtës, pas çka zjarri është përhapur me shpejtësi. Brenda ndodhej vetëm një person që nuk u lëndua. Në motoskaf janë shkaktuar vetëm dëme materiale kurse aty pranë ndodheshin tre mjete të tjera lundruese. Shkaku jozyrtar i zjarrit është defekt në instalimin elektrik. Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u shua. Dëshmitarët okularë thonë se është shumë fat që nuk ndodhi katastrofë më e madhe, sepse qindra mjete lundrimi, varka, motoskafe, katamarana, qëndrojnë në kanal, të mbushura me njerëz pranë njëra-tjetrës dhe të cilat, në mungesë të marinës, zbarkojnë në këtë pjesë të liqenit. /Alsat.mk