Mourinjo i pakënaqur me transferimet e Romës

Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri i AS Roma, Hoze Mourinjo është i zhgënjyer me punën e klubit në tregun e transferimeve dhe nuk e fsheh. Me ndihmën e një marrëveshjeje me argjentinasin që u largua nga Juventusi, Paolo Dibala, drejtuesit e skuadrws italiane, duan të qetësojnë portugezin.
Pavarësisht informacioneve për kontratën 4-vjeçare për 6 milionë euro në vit, Roma ende nuk ka kontaktuar zyrtarisht me përfaqësuesit e lojtarit. Kërkesat e Dibala-s për paga aktualisht vlerësohen si të padurueshme për kryeqytetasit. Lojtari do të duhet të bëjë lëshime pwr disa miliona dollarë.
Mund të ketë gjithashtu probleme me komisione të mëdha, pasi pronarët ndalojnë të shpenzojnë më shumë se 10% të pagës së lojtarit për pagesat ndaj agjentëve. Mourinjo shpreson se do të bëhet një përjashtim për Dibalan.