Mourinjo, pas Dibala-s kërkon mbrojtësin e Junajtedit

Trajneri portugez, Hoze Murinjo e ka identifikuar mbrojtësin e Man. Juanjted, Eric Bailli, si një objektiv të mundshëm për ta transferuar këtë verë, pasi ai kërkon të sjellë përforcime në repartin e mbrojtjes te Roma.
Sipas asaj qw raporton “Caught Offside”, trajneri portugez transferoi Bailli-n te Junajtedi në vitin 2016, megjithëse ndërkombëtari i Bregut të Fildishtë, ka dështuar që të bind krerët e klubit me paraqitjet e tij në Premier Ligë.
Dhe tani, me nënshkrimin e Lisandro Martinez, 28-vjeçari duket se ka rënë më poshtë në renditjen e qendërmbrojtësve të Junajtedit, kështu që një ribashkim me Nemanja Matiçin dhe Kris Smalling në Romë, mund të jetë i mundshëm këtë verë.